Vjen ‘goditja’ e rëndë për PDK-në, AAK-në dhe Nismën, ja arsyeja

  • 11 February 2020 - 07:45
Vjen ‘goditja’ e rëndë për PDK-në, AAK-në dhe Nismën, ja arsyeja

“Opozita në Kosovë është lakuriq (cullak), nuk kanë asnjë mundësi që të luajnë rolin e faktorit politik opozitar. Janë qesharakë kur flasin për ruajtjen dhe të mirën e shtetit. Janë të padijshëm që nuk dinë as të recitojnë. Janë të pakuptimtë se nuk dinë as çfarë thonë e duan të thonë. Janë në panik sepse e ardhmja e tyre është e pasigurt. Janë të tronditur se SHBA-ja dhe miqtë tjerë perëndimorë nuk i kanë dashur, janë gëzuar dhe tani edhe publikisht i kundërshtojnë. Janë të përbuzur, sepse nuk kanë trashëgimi politike të lëvduar. Janë çoroditur sepse kanë mbetur nën nivelin e ri politik dhe nuk mund të jenë më kurrë konkurrues”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend, duke përcjellë mënyrën fillimit të bërjes opozitë nga ish partnerët e PAN-it në Kuvendin e Kosovës, theksojnë se kjo opozitë ka filluar ta humbas rrugën dhe konceptin e bërjes politikë, akoma pa filluar si duhet puna e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, duke mos pasur koncept dhe ide, opozita ka filluar të hap lojë duke e bërë temë të ditës çështjen e një fotografie të Presidentit të shtetit, një figurë që edhe ashtu nuk e tregon unitetin politik, dhe as besimin e qytetarëve të Kosovës.

Për këtë mënyrë të bërjes opozitë në këtë fillim pune të legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Kosovës, flet analisti dhe politologu, Gurakuç Kuçi.

Image
Gurakuç Kuçi

“Opozita e tanishme në Kosovë janë grumbulli i njerëzve më të paaftë në Kosovë, për më keq ata asnjëherë nuk i kanë dashur dhe vazhdojnë të mos i duan njerëzit e aftë as afër tyre, në partitë e tyre apo në qeverisje. Duke qenë të tillë pushteti nga ana e tyre është parë vetëm si gllabërim i parasë politike, tenderëve dhe shfrytëzim i fuqisë shtetërore për biznese jo konkurruese dhe makinacion i punësimit të militantëve të pashkollë, familjarëve dhe dashnoreve të tyre. Këtë punë e kanë bërë me profesionalizëm të lartë, dhe duke e pasur në dorë ligjin, çdo krim e kanë bërë sipas ligjit dhe me ligjin sepse vetë i kanë legjitimuar. Sot të zhveshur nga pushteti qeveritar sepse pushtet nëpër institucione dhe fuqinë e parasë e kanë akoma, nuk mund të bëjnë opozitë dhe as nuk dinë të bëjnë opozitë. Nuk munden sepse për çdo temë që do të flisnin ata kundër Qeverisë, janë vetë fajtorët që e kanë shkatërruar, ndërsa nuk dinë sepse grupi i tyre përbën vetëm njerëz të cilët janë bashkëpunëtor në kapjen e shtetit dhe asnjë me dituri dhe vullnet për ndërtimin e shtetit nuk e kanë e nuk janë”, thotë analisti politik, Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kuçit, opozitën mundohen ta bëjnë duke u kapur në gjëra komplet periferike, sic është rasti me fotografinë e Presidentit, pasi vetëm me këto tema mund të bëjë opozitë, dhe mundohet ta vakumizojë integritetin e Qeverisjes së tanishme dhe imazhin e saj.

“Me tema të tilla mundohen që t’ia humbin edhe kohën e punëve qeverisjes por edhe të krijojnë mjegull publike që të humbin rëndësinë e vendimeve apo veprimeve që bënë qeverisja dhe legjislatura e re dhe ta drejtojnë vëmendjen tjetër kah. Model ky që edhe vetë e kanë bërë shumë herë gjatë qeverisjes së tyre kur ia largonin vëmendjen publikut nga problemet e vërteta. Opozita në Kosovë është lakuriq (cullak), nuk kanë asnjë mundësi që të luajnë rolin e faktorit politik opozitar. Janë qesharakë kur flasin për ruajtjen dhe të mirën e shtetit. Janë të padijshëm që nuk dinë as të recitojnë. Janë të pakuptimtë se nuk dinë as çfarë thonë e duan të thonë. Janë në panik sepse e ardhmja e tyre është e pasigurt. Janë të tronditur se SHBA-ja dhe miqtë tjerë perëndimorë nuk i kanë dashur, janë gëzuar dhe tani edhe publikisht i kundërshtojnë. Janë të përbuzur, sepse nuk kanë trashëgimi politike të lëvduar. Janë çoroditur sepse kanë mbetur nën nivelin e ri politik dhe nuk mund të jenë më kurrë konkurrues”, shton Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Për fund, analisti Kuçi thotë se sot me të kritiku kjo opozitë, sa është absurde aq edhe është dobiprurëse.

“Është absurde sepse keqqeverisja e tyre është e krahasueshme me Mugabin e Zimbabvesë dhe është dobiprurëse sepse kur të kritikojnë ata i bie që je në rrugë të mirë të punës, prandaj Qeverisja e tanishme realisht është një qeverisje pa opozitë”, përfundon Kuçi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)