Sulmohet farmacistja në veri të Mitrovicës

  • 11 February 2020 - 10:27
Sulmohet farmacistja në veri të Mitrovicës

Viktima femër  kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në barnatore  në rrugën "Kral Petri" në Mitrovicë, të hënën rreth orës 19.40, aty kishin hyrë dy persona të panjohur. 

Njëri prej tyre i kishte hedhë sprej në sy dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. 

Policia njofton se viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës i policisë si sulm.

(Kosova Sot Online)