Spanja shpëton 119 imigrantë në det, 67 mbesin të zhdukur

  • 11 February 2020 - 11:16
Spanja shpëton 119 imigrantë në det, 67 mbesin të zhdukur

Autoritetet spanjolle po i vazhdojnë kërkimet për 67 imigrantët të zhdukur në det, ndërsa 119 persona të tjerë janë shpëtuar.

Një zëdhënëse e agjencisë për shpëtim tha se operacioni i kërkimit për një anije të zhdukur pranë brigjeve të Marokut ka rifilluar me një anije dhe një aeroplan.

Një organizatë bamirëse i njoftoi autoritetet spanjolle të hënën se një anije me 67 persona është nisur nga brigjet e Marokut drejt Spanjës. Në mesin e tyre ishin 49 burra, 13 gra dhe 5 fëmijë, shkruan “Associated Press”. 

Të hënën, ekipet e shpëtimit i gjetën edhe dy barka të tjera, njëra me 60 e tjetra me 59 imigrantë nga Afrika. Ata u dërguan në Malaga dhe të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Refugjatët afrikanë po ikin nga vendet e tyre për shkak të varfërisë dhe dhunës, ndërsa po e synojnë Evropën përmes lundrimeve të rrezikshme me barka që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë dhe që shpesh janë të mbingarkuara me njerëz.

(Kosova Sot Online)