KMDLNj shpërndan libra nëpër burgje

  • 11 February 2020 - 14:00
KMDLNj shpërndan libra nëpër burgje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në kuadër të mandatit të saj për monitorimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, ka dhuruar libra për institucionet e lartcekura.

Shpërndarja e librave është bërë në kuadër të projektit “Integrimi i fëmijëve të margjinalizuar për shkak të statusit social” të përkrahur nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale

“Përveç aktiviteteve të shumta të realizuara në kuadër të këtij projekti, monitoruesit e të drejtave të fëmijëve kanë vlerësuar se këto qendra kanë nevojë për këto donacione duke pasuruar bibliotekat e këtyre institucioneve. Drejtuesit e të gjitha institucioneve kanë falënderuar KMDLNj-në për të gjithë kontributin e dhënë jo vetëm për këtë donacion por edhe për të gjitha aktivitetet dhe përkrahjen që u ka dhënë në vazhdimësi këtyre kategorive të institucioneve e fëmijëve. Gjithashtu, KMDLNj u premtoi se do të angazhohen gjithmonë për të ndihmuar këto institucione dhe këta fëmijë edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj falënderoi edhe stafin të cilët gjithmonë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe vullnetmirë për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e punës në këto institucione.

(Kosova Sot Online)