Shpallet i vdekur krimineli Ratko Mlladiq

  • 11 February 2020 - 14:10
Shpallet i vdekur krimineli Ratko Mlladiq

Zëvendëskryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic, me gjasë ka rënë pre e një profili falso në Twitter, që pak minuta më parë ka lajmëruar për kinse vdekjen e kriminelit serb Ratko Mladic.

Në këtë llogari në Twitter që është hapur mbrëmë, në emër të zëvendëskryeministres Bisera Turkovic shkruhet se ajo ka marrë informacion nga ambasadori i tyre në Hagë për vdekjen e Mladic, ani pse ky lajm nuk është publikuar në asnjë media.

“Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Hagë sapo raportoi për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladië. Një njoftim zyrtar do të dalë së shpejti”, ka shkruar shkurt ajo në Twiter.

Njëjtë si në këtë profil, kishte ndodhur pak ditë me parë me dy ministrat e Kosovës, Glauk Konjufcën e MPJ-së dhe Vlora Dumoshin e Ministrisë së Kulturës.

Madje, edhe mënyra se si fillon shkrimi është e njëjtë.

(Kosova Sot Online)