Borë në male, por ja si do jetë moti nëpër qytete

  • 12 February 2020 - 08:13
Borë në male, por ja si do jetë moti nëpër qytete

Me kalimin e frontit, mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë, që gjatë ditës do të kushtëzojnë mot të ftohtë.

Prishtina Weather ka parashikuar se moti gjatë ditës së sotme do të jetë me shi dhe në vise malore do të përcillet me reshje të borës.

Gjatë ditës së sotme do të fryejë erë mesatare nga verilindja 2-10m/s. Indeksi UV: 2.

Temperatura minimale do të jetë -2 gradë Celsius, kurse ajo maksimale do të jetë 10 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)