Dy dërgesa postare shpërthejnë në postën e Holandës, nuk ka të lënduar

  • 12 February 2020 - 11:28
Dy dërgesa postare shpërthejnë në postën e Holandës, nuk ka të lënduar

Dy shpërthime kanë ndodhur në dy zyra postare në Holandë. Materialet shpërthyese ishin vendosur brenda zarfeve.

Njëri shpërthim ndodhi në qendrën e qytetit të Amsterdamit, ndërsa tjetri në qytetin Kerkrade. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në një park biznesi në perëndim të Amsterdamit, shkruan “Metro UK”.

Shpërthimi i dytë në Kerkrade ndodhi disa minuta më vonë. Autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar në asnjërin lokacion. Hetimet kanë filluar dhe policia nuk ka dhënë ndonjë informacion për atë se a kishin lidhje mes vete këto dy incidente. 

Shpërthimet ndodhën vetëm një muaj pas ngjarjeve të ngjashme në Amsterdam, Rotterdam, Utrecht dhe Maastricht. Për fat të mirë, letrat e mbushura me mjete plasëse nuk kishin shpërthyer. Policia nuk e ka arrestuar asnjë person në lidhje me ato incidente.

Zarfe me lëndë shpërthyese më parë janë dërguar në një hotel, në një pompë të benzinës, në punëtorinë e një automekaniku dhe në adresat e agjentëve të patundshmërive.

(Kosova Sot Online)