Vjosa Osmani e nis seancën me këngën Baresha, në nderim të Nexhmije Pagarushës

  • 13 February 2020 - 10:30
Vjosa Osmani e nis seancën me këngën Baresha, në nderim të Nexhmije Pagarushës

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Seanca ka nisur me këngën Baresha të Nexhmije Pagarushës, në nderim të jetës dhe veprës së saj.

“Në nderim të Nexhmije Pagarushës sot do të ja fillojmë seancës me zërin e saj me njërën nga perlat e muzikës më të bukur shqipe”, deklaroi kryeparlamentarja në nisje të seancës.

Në rend dite është themelimi dhe funksionalizimi i komisioneve parlamentare.

Në sallë sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani të pranishëm janë 97 deputetë.

(Kosova Sot Online)