Prokuroria kërkon paraburgim për mikun e Iran Badallajt

  • 13 February 2020 - 14:03
Prokuroria kërkon paraburgim për mikun e Iran Badallajt

Prokuroria Themelore e Prizrenit do të kërkojë një muaj paraburgim për mikun (vëllain e gruas) së të dyshuarit për montimin e eksplozivit në shtëpi, Iran Badallajt. Ai u arrestua dje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmin për kërksen e prokurorisë për paraburgim ëpr të njëjtin e ka bërë të ditur për media, zëdhënësja e Prokurorsë së Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se për personin e ndaluar, gjatë ditës do të parashtrojë pranë Gjykatës Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

E Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit e ka arrestuar mikun (vëllain e nusës) së të dyshuarit për shpërthimin në fshatin Zhur të Prizrenit, Iran Badallaj.

Rastin e kanë konfirmuar policia e Prizrenit për media. Nga policia thanë se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. I njëjti është dërguar në mbajtje”, janë deklaruar nga policia.

Ndërkohë për rastin është raportuar edhe në raportin policor të Kosovës.

“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas tij, i arrestuari dyshohet për rastin e shpërthimit në Zhur. Më 28 janar, në kurthin me eksploziv, të montuar nga Irani, ranë zyrtarët policorë të Kosovës. Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit..

Ndërkohë media dje ka sjelle për herë të parë rrëfimin e familjes së Iran Badallajt. 

(Kosova Sot Online)