Një femër dyshohet se ka kryer vetvrasje në Istog

  • 13 February 2020 - 16:10
Një femër dyshohet se ka kryer vetvrasje në Istog

Istogu njihet si njëri nga qytetet më të qeta që nga paslufta në Kosovë. Por, qetësia është prishur sot nga një tragjedi e papritur.

Media mëson se A. Gërguri është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Istog.

Dyshohet femra e moshës rreth 33 vjeçare ka kryer vetvrasje.

“Policia rreth orës 10:00 është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog në një banesë është gjetur një person pa shenja jete.
Njësitë relevante i janë përgjigjur rastit gjithashtu edhe mjeku kujdestar i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës femër, 1987.
Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovë.

(Kosova Sot Online)