Çifti shqiptar arrestohet në Greqi, shikoni se çfarë kishin marrë për ‘Shën Valentin’

  • 15 February 2020 - 11:16
Çifti shqiptar arrestohet në Greqi, shikoni se çfarë kishin marrë për ‘Shën Valentin’

Një çift shqiptar janë kapur dje në Greqi me 15 kg marijuanë. Shqiptarët, burrë e grua, ranë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar.

Gjatë kontrollit të autoriteteve, është konstatuar se në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve.

Ndërkohë, policia greke nuk ka publikuar identitetin e tyre, ndërkohë vijojnë hetimet për destinacionin e sasisë së lëndës narkotike.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët. Për këtë arsye kanë ardhur efektivë nga Janina në Igumenicë deri në kufi me Shqipërinë për t’i kapur.

(Kosova Sot Online)