Kryemadhi uron pavarësinë e Kosovësës: Martirja e përgjakur në Evropën e kohëve modern

  • 17 February 2020 - 10:12
Kryemadhi uron pavarësinë e Kosovësës: Martirja e përgjakur në Evropën e kohëve modern

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar përmes një statusi në facebook, 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“12-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më jep rastin fatlum që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të uroj me gjithë zemër motrat dhe vëllezërit shqiptarë, e bashkë me ta edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës për ketë ngjarje të shënuar, e njëkohësisht të shpreh bindjen time të palëkundur se kjo ditë e veçantë, do të gjenerojë më shumë energji dhe besim, më shumë përkushtim dhe vendosmëri, për të punuar pa u lodhur asnjëherë për Kosovën europiane.”-shkruan Kryemadhi ndërsa shton se 12 vjet të shtetit të pavarur të Kosovës, kanë shënuar arritje me përmasa epokale.

(Kosova Sot Online)