Aksident trafiku në Prizren, gjashtë persona të lënduar

  • 17 February 2020 - 12:27
Aksident trafiku në Prizren, gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit, tre pasagjerë dhe një këmbësor. 

Njëri nga vozitësit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërkaq tjetri është ndalë në spitalin e Prizrenit.

Të lënduarit tjerë, pas tretmanit mjekësor janë liruar.

(Kosova Sot Online)