Kanosi ish-gruan përmes telefonit, arrestohet pejani

  • 17 February 2020 - 12:29
Kanosi ish-gruan përmes telefonit, arrestohet pejani

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Pejë, ku i dyshuari ka kanosur përmes telefonit ish-bashkëshorten e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)