Serwer thotë se Kurti nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë

  • 17 February 2020 - 12:47
Serwer thotë se Kurti nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë

Profesori i Universitetit të Washingtonit, John Hopkins, Daniel Serwer, beson se Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.

“Kryeministri Kurti e ka sqaruar se do të kërkojë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen në reciprocitet. Nuk jam i sigurt se Beogradi është gati për këtë, megjithëse unë mendoj se Kurti po e kërkon me të drejtë. Nuk pres ndonjë ndryshim domethënës në marrëdhëniet midis dy palëve deri në fund të zgjedhjeve parlamentare të prillit në Serbi”, tha ai për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. 

I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpol dhe UNESCO, Serwer tha se ishte “mjaft i pasigurt, duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë”.

Ndërkaq, me rastin e përvjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës që shënohet sot, njohësi i çështjeve të Ballkanit tha se nuk ka shumë vende që kanë arritur më shumë gjatë dymbëdhjetë viteve të ekzistencës.

(Kosova Sot Online)