Arrestohet personi i cili rrezikonte qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili me veturën e tij rrezikonte jetën e qytetarëve me vozitje të rrezikshme në Prishtinë.
Videot e publikuara nga ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ e shfaqnin atë duke vozitur veturën në rrugën C në Prishtinë pothuajse çdo natë.
Deri te arrestimi erdhi pasi banorët ishin ankuar se ndiheshin të rrezikuar nga vozitjet e pakujdesshme dhe zhurmat e mëdha në orët e vona të natës.
"Drift" ne rrethin te rruga C. Sipas banoreve, eshte e njejta veture pothuajse cdo nate. Kosovo Police
Publiée par Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë sur Vendredi 14 février 2020
(Kosova Sot Online)