Anëtari i VV-së tregon pse Batoni e mbajti sekret takimin me Stanishiqin, ja pse e thirri Millosheviqi

  • 18 February 2020 - 12:18
Anëtari i VV-së tregon pse Batoni e mbajti sekret takimin me Stanishiqin, ja pse e thirri Millosheviqi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas intervistës se mbrëmshme të Baton Haxhiut , ku ky i fundit ballafaqimin me Stanishiqin e quan pjesën më të dinjitetshme të jetës.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu dje tha “ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës sime”.

Koment: prandaj e mbajti të fshehtë këtë fakt deri kur e thirri Millosheviqi në gjyq si dëshmitar për t’i provuar botës se ai nuk ishte kasap, se kishte dashur në fakt paqe por shqiptarët nuk kishin pranuar. Dy ditë para se të shkonte në Hagë për të dëshmuar, atëherë e gjeti Baton Haxhiu momentin për t’ia treguar publikut pjesën e vet më të dinjitetshme.

Më pas Batoni tha po dje: “Stanishiqin e kam taku 4 – 5 minuta. Na kemi kërkuar Republikën e Pavarur të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë”. Por Stanishiqi paska kundërshtuar. “Kjo ishte përpjekja e fundit intelektuale për me e ndalë luftën”, theksoi Baton Haxhiu.

Koment: dmth. pika më e dinjitetshme e Batonit është pavarësia brenda Jugosllavisë? Po i jepet mundësia prapë për dinjitet të tillë, me minishengenin e Ramës. Ndonjë i ri që s’e njeh historinë mund të thotë “mirë që s’pranoi Stanishiqi, se na kish marrë lumi”.

(Kosova Sot Online)