Zbulohet prapaskena: Ja pse Hashim Thaçi e bojkotoi seancën solemne në Kuvend

  • 18 February 2020 - 19:55
Zbulohet prapaskena: Ja pse Hashim Thaçi e bojkotoi seancën solemne  në Kuvend

“Pa mëdyshje, është një akt i ultë, por besa edhe skandaloz, i kreut të shtetit Hashim Thaçi, i cili e bojkotoi seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, në përvjetorin e 12-të, të shpalljes së pavarësisë së shtetit të pavarur të Kosovë! Kjo është hera e parë, që presidenti i shtetit, nuk merr pjesë, në seancë të tillë, kushtuar përvjetorit të pavarësisë”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, që nga 17 shkurti i vitit 2008, çdo vit për nder të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, vazhdimisht ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme solemne për nder të shpalljes së pavarësisë, dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që në këto seanca të mungojnë përfaqësuesit më të lartë të shtetit, sikur që ndodhi në seancën e përvjetorit të 12, në të cilën mungoi Presidenti Hashim Thaçi. 

Analistët politikë vlerësojnë se bojkotimi i seancës solemne të Kuvendit të Kosovës nga ana e Presidentit Thaçi, është bërë për inate politike.

Image
Bislim Aliu

Kështu e thotë analisti politik, Bislim Aliu, i cili e vlerëson akt të ulët dhe skandaloz sjelljen e kreut të shtetit Hashim Thaçi, me mos pjesëmarrjen në seancën solemne të shënimit të përvjetorit të 12-të të shtetit të Kosovës. 

“Veprimi skandaloz i paraqitjes së krerëve të shtetit para FSK-së, në takimin e përbashkët ceremonial që e mbajtën Kryeministri Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, por Hashim Thaçi caktoi një termin të veçantë gjatë ditës për ta vizituar dhe adresuara pjesëtarëve të FSK-së në kazermën Adem Jashari, e për të mos shkuar së bashku me Kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin. Pa mëdyshje, është një akt i ultë, por besa edhe skandaloz, i kreut të shtetit Hashim Thaçi, i cili e bojkotoi Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës, në përvjetorin e 12-të, të shpalljes së pavarësisë së shtetit të pavarur të Kosovë! Kjo është hera e parë, që presidenti i shtetit, nuk merr pjesë, në seancë të tillë, kushtuar përvjetorit të pavarësisë. Kjo mungesë e presidentit, tregon dështimin e madh, për një burrështetas, i cili për 12 vjet, ishte figura qendrore në Kuvend, i cili e lexoi edhe deklaratën e pavarësisë, dhe shpalli shtetin e pavarur të Kosovës. Ky pa dyshim, tregon gjestin jo të mirë të tij, i cili dita ditës, po e humb ndikimin e vet në politikë, por besa edhe në opinionin publik”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, sjellja skandaloze dhe injorante ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës në këtë përvjetor nuk mbetet vetëm tek injorimi i seancës, por edhe tek mos shkuarja në delegacion të përbashkët si lider të shtetit të Kosovës për të vizituar FSK-në. 

“Megjithatë, edhe në rastin tjetër, kur nuk ishte para FSK-së, në takimin e përbashkët ceremonial, që e mbajtën kryeministri Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kurse presidenti ynë caktoi termin të veçantë, për t'i vizituar pjesëtarët e FSK-së, në kazermën Adem Jashari. Me këtë, ai po e humb autoritetin e vet, dhe sikur po fundoset ngadalë figura e tij, krahas kalimit të mandatit të tij presedincial”, deklaron analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)