Kurti: Në një rajon si Ballkani, puna e AKI’së e domosdoshme

  • 18 February 2020 - 21:14
Kurti: Në një rajon si Ballkani, puna e AKI’së e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës në 11 vjetorin e krijimit të saj.

“Sot unë vizitova Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës për 11 vjetorin e saj dhe i kam falënderuar për shërbimin e tyre”, ka thënë Kurti në Tuitter.

“Në një rajon të paqëndrueshëm si Ballkani Perëndimor, ku kemi pas dy grushtshtete të dështuara në tri vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai.

AKI u krijua një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, si një prej institucioneve të domosdoshme për funksionimin e shtetit.

Kurti kishte kritikuar emërimet në këtë institucion sa ishte në opozitë, duke i quajtur si politike dhe kishte premtuar depolitizimin e AKI’së.

(Kosova Sot Online)