Reagon Bulliqi: Djemtë e Agim Veliut janë shfrenuar nga frika e humbjes së pushtetit

  • 18 February 2020 - 23:01
Reagon Bulliqi: Djemtë e Agim Veliut janë shfrenuar nga frika e humbjes së pushtetit

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga ana e VV’së, Shpejtim Bulliqi, ka përgënjeshtruar disa tituj të portaleve ku thuhet që ai ka bërë një deklaratë kundër LDK’së.

Sipas disa titujve, Bulliqi pandehet të ketë thënë se do të “çrrënjosë rugovizmin nga Llap”. Bulliqi e mohon kategorikisht që e ka thënë një gjë të tillë ndonjëherë.

“Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune”, ka shkruar Bulliqi.

“Nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos rugovizmin në Llap”, shton tutje ai duke hedhur akuza mbi ish-kryetarin e kësaj komune dhe njerëzit e afërm me të.

Ai thotë se në vend të rugovizmit, ai do të çrrënjosë diçka tjetër nga Llapi.

“E vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë”, është shprehur Bulliqi.

(Kosova Sot Online)