Skena horror/ Shuhet familja, babai djeg brenda makinës tre fëmijët, gruan dhe veten

  • 19 February 2020 - 17:24
Skena horror/ Shuhet familja, babai djeg brenda makinës tre fëmijët, gruan dhe veten

Një ish-lojtar “Rugby” në Australi i vuri flakën makinës ku ishte e shoqja dhe tre fëmijët. Ata humbën jetën, ndërsa Rowan Charles Baxter vrau veten më pas, teksa shihte fëmijët duke u djegur.

Disa javë më parë ata ishin parë të lumtur, teksa luanin me babanë e tyre me top në kopsht. Por, për fat të keq ditën e sotme policia në Australi nxori nga makina trupat e pajetë të tre fëmijëve dhe babit të tyre.

Ndërsa, gruaja 31-vjeçare Hannah Baxter vdiq më vonë në spital nga djegiet e shumta në trup. Ajo ishte hedhur nga makina duke bërtitur: “Më dogji”.  Trupat e djegur të Aaliyah 6 vjeç, Laianah 4 dhe Trey 3 vjeç u transportuan drejt morgut.

(Kosova Sot Online)