Vogel e Weber: Lajçak i dështuar, BE gabon nëse e zgjedh emisar të dialogut Kosovë-Serbi

  • 21 February 2020 - 12:07
Vogel e Weber: Lajçak i dështuar, BE gabon nëse e zgjedh emisar të dialogut Kosovë-Serbi

Dy ekspertët gjermanë të cilët janë edhe njohës të rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Toby Vogel dhe Bodo Weber, thonë se do të jetë zgjedhje e tmerrshme, nëse kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, do të emërohet si emisar i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë të tillë dy anëtarët e Democratiaztion Policy Council e kanë thënë përmes një shkrimi të përbashkët në “EUobserver”.

Sipas tyre nuk do të jetë e mirë që me procesin e negociatave Kosovë-Serbi të merren dy zyrtarë të lartë të BE’së  qe vijnë nga shtete të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Lajçak nga Sllovakia dhe Përfaqësuesi i Lartë të BE’së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, që vjen nga Spanja.

Përveç kësaj, dyshja gjermane thonë se Lajçak në bagazhin e tij politik në Ballkan ka vetëm dështime politike.

“Së dyti, Lajçak bartë një bagazh serioz politik: një histori të dështimit politik në Ballkan”, thuhet në shkrimin e Vogel dhe Weber.

Dy ekspertët gjerman i kujtojnë Lajçakut dështimin politik përgjatë kohës sa kishte shërbyer në Bosnje e Hercegovinë dhe humbjen e luftës politike me Millorad Dodikun.

(Kosova Sot Online)