Daut Haradinaj: Me apo pa Vjosën, kjo punë do të bëhet

  • 21 February 2020 - 19:37
Daut Haradinaj: Me apo pa Vjosën, kjo punë do të bëhet

Daut Haradinaj nga AAK-ja, thotë se është lajm i mirë dhe reflektim i Vjosa Osmanit, e cila e ka pranuar që autostrada e Anamoravës do të bëhet.

Por Haradinaj pret nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës që të thotë të njëjtë gjë edhe për autostradën e Dukagjinit.

Ai thotë se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosën.

 “Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet! Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njëjtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën. DH”, shkruan Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)