Tragjedia në Kumanovë, 3 të vdekur dhe 4 të lënduar – mësohet gjendja e të lënduarve

  • 23 February 2020 - 13:41
Tragjedia në Kumanovë, 3 të vdekur dhe 4 të lënduar – mësohet gjendja e të lënduarve

Në mëngjesin e sotëm, në fshtin Rahmanli të Kumanovës, ka ndodhur një tragjedi e rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Siç raportuam, 3 fëmijë kanë mbetur të vdekur nga ky shpërthim, dhe 4 anëtarë tjerë të familjes janë dërguar në spital, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga klinika e Shkupit e konfirmojnë rastin dhe tregojnë për gjendjen e pacientëve. 

“Sot rreth ores 11:20 ne QEK, jane sjellë 4 te paciente të moshës nga 30-54 vjec, te lenduar si pasoje e eksplodimit te bombolës së gazit. Pacientët janë kryesisht me lëndime nga djegia, dhe atë te grades së 3 dhe 4 të djegies, 2 nga të lënduarit që gjenden në gjendje kritike jane shtruar pranë njësisë per mjekim intenziv ndersa 2 te tjeret me lendime me te lehta ja shtruar në kliniken e kirurgjise plastike”, thonë nga Klinika e Shkupit.

(Kosova Sot Online)