Vajza e re bie nga tarraca e lokalit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

  • 23 February 2020 - 17:10
Vajza e re bie nga tarraca e lokalit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Vajza e re bie nga tarraca e lokalit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një vajzë në moshë të re, ende e paidentifikuar, është rrëzuar nga tarraca e një lokali. Pas rrëzimit nga lartësia vajza nuk ka rënë në tokë, por në ballkonin e katit të dytë të ndërtesës ku po konsumonte kafen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Korçës dhe sipas informacioneve të deritanishme, e reja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ambulanca e ka dërguar me urgjencë në spital.

(Kosova Sot Online)