Postoi për xhinset e Kurtit, Haradinaj thotë se po provojnë t’ia thyejnë fjalëkalimin

  • 23 February 2020 - 21:32
Postoi për xhinset e Kurtit, Haradinaj thotë se po provojnë t’ia thyejnë fjalëkalimin

Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj, Meliza Stublla-Haradinaj, ka thënë se dikush po mundohet t’ia thyejë fjalëkalimin e saj në rrjetin social Facebook.

 Haradinaj bëri më herët një postim ku vinte në pikëpytje çmimin e xhinseve të kryeministrit Albin Kurti.

E njëjta komentonte një foto të Kurtit duke shkuar në punë me këmbë.

Sipas saj, xhinset që kishte veshur Kurti kushtonin 130 euro.

Haradinaj-Stublla tani thotë se dikush po mundohet të gjejë fjalëkalimin e saj në Facebook.

Për këtë ajo e ka postuar një email ku shihet një njoftim nga Facebooku se dikush është munduar të futet në llogarinë e saj. 

Image

(Kosova Sot Online)