Katër raste të reja në Britani, rritet numri i të prekurve me koronavirus

  • 23 February 2020 - 23:15
Katër raste të reja në Britani, rritet numri i të prekurve me koronavirus

Ka shkuar në 13 numri i të infektuarve me koronavirus në Britani. Mësohet se katër pasagjerë të anijes “Diamond Princess”, që udhëtuan në Britani të shtunën kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 13. Katër të infektuarit ishin midis 30 britanikëve të riatdhesuar dhe dy shtetas irlandezë që filluan një karantinë 14-ditore në Spitalin Arrowe Park në Wirral.

Të katër pacientët u infektuan me virus në anijen “Diamond Princess” në Japoni, tha zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë. Tani ata janë transferuar në qendrat e specializuara të infeksionit NHS.

Departamenti i Shëndetësisë tha se një “vlerësim i plotë i rrezikut të sëmundjes infektive” ishte bërë para fluturimit të riatdhesimit të së shtunës nga Japonia, duke shtuar se askush nga udhëtarët nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë të virusit.

Pothuajse një e pesta e 3,711 pasagjerëve fillimisht në bordin e anijes, që ishte mbajtur për më shumë se dy javë në Yokohama, janë infektuar. Ndërsa tre pasagjerë kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)