Agim Bahtiri dështon në Mitrovicë, realizon vetëm 4 nga 12 premtime

  • 24 February 2020 - 15:27
Agim Bahtiri dështon në Mitrovicë, realizon vetëm 4 nga 12 premtime

Instituti GAP ka realizuar një hulumtim lidhur me premtimet që kryetarët aktualë të komunave kishin bërë në fushatën e 2017.

Sipas matjeve, Agim Bahtiri del të ketë përmbushur vetëm 30% të premtimeve të dhëna.

Sipas GAP, nga 12 premtime, Bahtiri i ka përmbushur 4, 1 e ka gjysmë të pëmbushur, 5 vetëm të filluara dhe 2 nuk i ka nisur fare.

Sidoqoftë, GAP tregoi që kryetari që ka përmbushur më së shumti premtimet ishte kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Kujtojmë edhe skandalet e fundit nga  Drejtoria e Arsimit, ku u pranuan kandidatë me kualifikim më të ulët, duke i shkelur të gjitha ligjet në fuqi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Image


(Kosova Sot Online)