Haradinaj i reagon Kurtit që i buzëqeshi Ana Bërnabiqit

  • 24 February 2020 - 18:14
Haradinaj i reagon Kurtit që i buzëqeshi Ana Bërnabiqit

Nënkryetari i AAK’së, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Londra, ku kryeministri  Albin Kurti shihet të kenë ndërruar disa fjalë me homologen e tij nga Serbia, Ana Brnabiç, duke qeshur.

Haradinaj në postimin e tij përmend një rast kur Kurti si opozitar i kishte thënë në Kuvend ish-kryeministrit Hashim Thaçi “të mos zgërdhihet”.

 “Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”. Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Kurti mori pjesë sot në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që është mbajtur në Londër.

Aty kanë marrë pjesë gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. 

(Kosova Sot Online)