Vrasjet në Gjilan – Drejtuesit e Sigurisë do të raportojnë në Kuvend

  • 24 shkurt 2020 - 22:12
Vrasjet në Gjilan – Drejtuesit e Sigurisë do të raportojnë në Kuvend

Drejtuesit e organeve të sigurisë shumë shpejtë do të raportojnë para komisioneve përkatëse në Kuvend

Një ngjarje e rëndë tronditi gjithë Kosovën, javën që lamë pas.

Një zyrtare policore dyshohet se vrau 4 anëtar të familjes e në fund kreu vetëvrasje.

Por, ky nuk ishte rasti vetëm kur policët u përfshinë në krime.

Kohë më parë, një zyrtar policor u kap në flagrancë nga Inspektorati Policor, duke marr ryshfet.

E në fund të vitit të kaluar një zyrtar policor, ekzekutoi një qytetar në Gjilan.

Krejt ngjarja ndodhi pas një aksidenti të vogël në trafik.

E për gjithë këto ndodhi, shumë shpejtë do të përgjigjet drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj.

Ai pritet që të ftohet në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili thotë se një gjë e tillë është pa shmangshme.

Sipas Selimit, Qalaj do të pyetet edhe për dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri e po ashtu pritet që dy ligje shumë të rëndësishme për policinë të dërgohen në Kuvend.

Ndërkohë edhe krerët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë pritet të ftohen për të raportuar nga komisioni për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Por,  sipas kryetarit të këtij komisioni Fatmir Xhelili, nuk do të ftohet për raportim vetëm drejtori i AKI-së, Kreshik Gashi.

Xhelili thotë se do ta ketë më të lehtë punën si kryetar i këtij komisioni, pasi sipas tij do t’i ndihmoj edhe përvoja në fushën e sigurisë.

Ndërkohë të martën pritet të bëhet konstituimi i komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

(Kosova Sot Online)