Flet eksperti i ekonomisë: Ja pse duhet të hetohet pazari i Shpendit me Arbër dhe Latif Kryeziun

  • 25 February 2020 - 07:34
Flet eksperti i ekonomisë: Ja pse duhet të hetohet pazari i Shpendit me Arbër dhe Latif Kryeziun

“Kërkoj që Prokuroria ta merr me seriozitet këtë çështje, e jo të heshtin sikur kanë heshtur edhe deri më tani në shumë raste të krimit të organizuar që është zhvilluar dhe po zhvillohet para hundëve të tyre. Përndryshe nuk mbetet rrugë tjetër veç se të riorganizohen përsëri qytetarët ndoshta edhe me forma më masive të protestave, jot ë dhunshme por paqësore, kundër lejeve të ndërtimit që i ka lëshuar Shpend Ahmeti në favor të vëllezërve Kryeziu, si dhe mafio-oligarkeve të tjerë qe janë të përfshirë në këso lloj skandalesh. Po kërkoj publikisht, si qytetar i këtij vendi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që ta fillon hetimin dhe që menjëherë ta anulojnë këtë projekt për ndërtimin e 226 shtëpive luksoze te Liqeni i Badovcit, por edhe të lejeve ndërtimore të vëllezërve Kryeziu, dhe I gjithë ai grup zyrtarësh që kanë abuzuar ne ligjin të dalin para drejtësisë dhe të dënohen”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë një proces hetimi gjithëpërfshirës, për të gjitha lejet e ndërtimit që janë lëshuar nga Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të deritashëm të Shpend Ahmetit.

Kjo kërkesë e Grapcit vjen duke marr si shkas rastin e fundit të lëshimit të lejes për ndërtim dhe kushteve ndërtimore për lagjen e vilave tek Liqeni i Badovcit, një projekt që u anulua nga ana e ministrit të ri të Infrastrukturës Lumir Abdixhikut, duke u vlerësuar i kundërligjshëm dhe me rrezik për liqenin e Badovcit.

Image
Dardan Grapci

“Përfundimisht i bëjë thirrje prokurorisë që lidhur me këtë aktivitet të zhvilluar deri më tani, në fushën e të bërit biznes me ndërtimet, pas vendimit të Ministrit Lumir Abdixhiku për lagjen e villave në Badovc, që u konstatua krejtësisht si leje e kundërligjshme e ndërtimit, ta fillon një hetim të zgjeruar e gjithëpërfshirës, bazuar në analizat e Ligjit të ndërtimeve dhe gjetjes së shkeljeve të këtij ligji. Pra le ti shërbej rasti më i freskët i anulimit të lejes ndërtimore dhe kushteve për ndërtim në Liqenin e Badovcit, edhe prokurorisë së shtetit, për të filluar hetimin pa vonesë, të të gjitha lejeve ndërtimore të lëshuara nga komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti, për faktin se tani më dihet që numri i ankesave dhe denoncimeve nga qytetarët është tepër i madh, dhe nuk e kemi asnjë rast të vetëm të publikuar dhe të penalizuar nga drejtësia për abuzimet e kësaj natyre”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Këto vendime që po i merr Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është për tu përshëndetur, sidomos për anulimin e ndërtimeve në Liqenin e Badovcit. Me këto veprime pozitive që po i bënë Abdixhiku është kundër përgjigje i Shpend Ahmetit dhe atyre që kanë bërë marrëveshje skandaloze vetëm sa për ti mbushur llogarit e tyre bankare. Me të gjitha rastet lejeve ndërtimore që janë lëshuar deri më tani duhet të fillon një hetim i detajuar nga prokuroria sepse dhe të shihet ana ligjore, respektimi apo shkelja e ligjit. Në secilën leje ndërtimi, brenda dhe jashtë qytetit”, shton më tej Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, një nga fokuset e përqendruara të hetimit, qoftë edhe të suspendimit të lejeve ndërtimore, duhet të jenë tek rastet që ndërlidhen me vëllezërit Kryeziu, sepse ka plotë dyshime sipas të cilave ata kanë krijuar lidhje të ngushtë korruptive në mes tyre dhe Shpend Ahmetit.

“Gjithashtu Prokuroria duhet ta nise hetimin e detajuar kurse ministria duhet që t’ia merr lejen e ndërtimit edhe kompanisë së kontraktuar në mes të Shpend Ahmetit dhe Vëllezërve Kryeziu, si dhe tu mbyllen edhe pompat e benzinës Al Petrol që i kanë në tërë territorin e Kosovës, dhe le ta kuptojnë që mbi ligjin nuk është askush”, thotë eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Kërkoj që Prokuroria ta merr me seriozitet këtë çështje, e jo të heshtin sikur kanë heshtur edhe deri më tani në shumë raste të krimit të organizuar që është zhvilluar dhe po zhvillohet para hundëve të tyre. Përndryshe nuk mbetet rrugë tjetër veç se të riorganizohen përsëri qytetarët ndoshta edhe me forma më masive të protestave, jot ë dhunshme por paqësore, kundër lejeve të ndërtimit që i ka lëshuar Shpend Ahmeti në favor të vëllezërve Kryeziu, si dhe mafio-oligarkeve të tjerë qe janë të përfshirë në këso lloj skandalesh. Po kërkoj publikisht, si qytetar i këtij vendi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që ta fillon hetimin dhe që menjëherë ta anulojnë këtë projekt për ndërtimin e 226 shtëpive luksoze te Liqeni i Badovcit, por edhe të lejeve ndërtimore të vëllezërve Kryeziu, dhe i gjithë ai grup zyrtarësh që kanë abuzuar ne ligjin të dalin para drejtësisë dhe të dënohen”, përfundon Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)