Çka do të ndodhë sot në Kosovë?
Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 25 shkurt 2020.
Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00).
Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00).
Demokraci Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike shpalosin rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel “Sirius”, ora 10:00).
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mban konferencë. (Forumi për
Iniciativa Qytetare (FIQ), ora 10:00).
Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00).
Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora
11:00).
Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe
Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00).
Përurohet ambulanta veterinare shkollore në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel
Hajdini” në Ferizaj. (Ora 11:00).
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi dhe Punësim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora
12:00).
Ipeshkvia Prizren – Prishtinë organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24
vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00).
(Kosova Sot Online)