I vjen ftesa nga Specialja, ushtari i UÇK-së refuzon t’i përgjigjet
I ftuari i radhës në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale Faik Zogaj, ka vendosur të mos i përgjigjet ftesës së Tribunalit Special.
Ish-ushtari i UÇK-së, ka shkruar në Facebook se ftesës në cilësinë e të akuzuarit nuk do t’i përgjigjet.
“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, dua t’ju informoj se kam pranuar ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do t’i përgjigjem me datë 21.03.2020”, ka shkruar ai.
Tutje, Zogaj ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale.
“Unë personalisht nuk e njoh këtë gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënojë kriminelët që i vranë më të dashurit e mi brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj.
(Kosova Sot Online)