Kurti nuk tregon nëse do t’ia jepte NATO-s zotimin për të mos e çuar FSK-në Veri

  • 26 February 2020 - 14:42
Kurti nuk tregon nëse do t’ia jepte NATO-s zotimin për të mos e çuar FSK-në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media nuk është përgjigjur nëse do të ia jepte zotimin e NATO’s për të mos e çuar FSK-në në veri.

I pyetur për këtë temë, Kurti tha se nesër do të takohet me komandantin e KFOR’it, e se për trajtimin e këtij rasti do të merren organet e drejtësisë.

“Unë nesër kam takim me komandantin e KFOR’it për pyetjet për ish kryeministrat është më mirë që të përgjigjen ata vet, nga ajo që e kemi parë ne e kemi një rast që duhet ta trajtojnë organet e drejtësisë, nuk mund të bëjë gjykatësin. Po ti kisha emrat e të tjerëve do të ua sillja, nuk e di të tjerët”, thotë ai.

Kryeministri i vendit ka deklaruar se mbetet në dorë të deputetëve të Koosovës që të vendosin për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

“Është në dorën e deputetëve të republikës që të vendosin se si dot ë ndjekim më tutje këtë çështje, nuk dua të paragjykoj, spo e paragjykoj as përmbajtjen e kësaj marrëveshje. Për mua është problematike se pse i kemi pasur dy marrëveshje e jo një. Nuk e di se çka do të bëjnë deputetët. Unë kam konsideruar që është obligim që Kuvendi të jetë plotësisht i njoftuar”, tha ai.

I pari i qeverisë ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruara në Serbi, me ndërmjetësim të të dërguarit amerikan në dialog, Richard Grenell. 

“Para se të nënshkruhen marrëveshjet në Mynih kam parë drafte të ndryshme, për asnjërin prej tyre s’kam pasur as garancinë më të vogël që është zyrtar. Është problematike se në draftet që qarkullojnë me kllapa anash, nuk e di kush i ka bo.

Nuk ka drafte para Mynihut që unë i kam parë e s’i keni parë edhe ju. Arsyeja se pse unë kam shprehur rezervat lidhur me përmbajtjen e drafteve. Mbase dikush do të duhej t’i shikonte a janë të njëjtat që i ka shkëmby Serbia”, thotë ai, derisa shton se duhet të shihen dokumentet e të dyja palëve.

“Duhet të shihen dokumentet e të dyja palëve, nuk i kam ato, veçse rezerva ime vjen nga disa arsye. Unë nuk kam marrë pjesë në negocim, do të ishte e papërgjegjshme prej meje që të marr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve në negocimin e të cilave as s’kam pasur ide as s’kam marrë pjesë.

Aty shtrohen pikat e përbashkëta kaluese, unë besoj në shtetin e Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe jo administrativ.

Unë nuk autorizoj ministrin tim Abdixhikun që të bëjë këtë, mos të harrojmë si kryeministër çdo nënshkrim i imi mund të ketë implikime financiare, ne jemi vend i varfër, nënshkrimi i kryeministrit ka implikime financiare.

Për fluturimet kam shprehur rezervën time meqenëse aty përmendet një operator ekonomik specifik, edhe në bazë të Kushtetueses dhe në bazë të ligjës duhet të jetë thirrje publike e jo për ta kufizuar përmes përmendjes së një operatori të veçantë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)