Një grua gjendet e vdekur në Prishtinë

  • 26 February 2020 - 20:04
Një grua gjendet e vdekur në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jetë në një shtëpi në Prishtinë. Vdekjen e 39-vjeçares e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfimruar Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” ne Prishtinë,saktesisht ne një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete”, ka konfirmuar Ahmeti.

“Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur viktimën femër M.I. 39-vjeçe, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Trupi i gruas është dërguar për obduksion derisa njësitet policore po ndërmarrin të gjitha veprimet për të ndriçuar rastin i cili cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Me vendim te prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimte”, ka thënë Ahmeti.


(Kosova Sot Online)