Zhvillimet dramatike në Kosovë, Gjykata Speciale trondit skenën politike

  • 27 February 2020 - 18:01
Zhvillimet dramatike në Kosovë, Gjykata Speciale trondit skenën politike

“Mbase pritet që procesi i ngritjes së aktakuzave nga gjykata special do ta trondit skenën politike kosovare, për faktin e inkriminimit të politikanëve të profilit të lartë, por që mund të ndikoj edhe në stabilitetin politik të vendit, pasi pres që të ketë kundërshtim të këtyre aktakuzave në forma të ndryshme, siç janë protestat edhe ashtu të paralajmëruara nga shoqatat si ajo e veteranëve të UÇK-së, dhe të tjerave”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pas njoftimit që është publikuar së fundi nga Prokurori i Specializuar, i cili ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara, dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin, analistët politikë presin që në muajt në vijim të fillojnë edhe arrestimet e para të të dyshuarve me ngritjen e aktakuzave ndaj natyre. Për shkak të aktakuzave të Speciales, analistët paralajmërojnë edhe mundësinë tronditjes së madhe të skenës politike në Kosovë.

Për këtë zhvillim të ri rreth kësaj gjykate, për “Kosova Sot Online“ ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Në këtë fazë të zhvillimit të procesit nga Gjykata Speciale lidhur me ngritjen e aktakuzave, kur akoma janë në fazën e shqyrtimit të tyre, është vështire të konstatohet se kush do të jenë të akuzuarit e parë, edhe për faktin se ftesat nga kjo Gjykatë akoma po dozohen individëve të ndryshëm si të dyshuar për krime luftë, por edhe si dëshmitar. Ajo që për mua përbën lajm të mirë, është një lloj garancia nga kjo gjykatë se do të ketë akuza edhe për vrasjet politik gjatë dhe pas luftës, dhe shpresoj se ky proces gjyqësor më në fund do t’u jap epilog këtyre vrasjeve të cilat drejtësia vendore nuk patë guxim e as vullnet për ti trajtuar dhe për ti zbardhur në mënyrë që vrasësit, por edhe urdhër dhënësit të marrin dënimin e merituar”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, e sigurt është se do të ketë ngritje të akuzave edhe për politikanët e profilit të lartë.

“Që në një mënyrë kanë qenë urdhërdhënës për vrasjet që kanë ndodhur gjatë luftës por edhe pas saj, sidomos të mbi 100 aktivistëve të LDK-së, dhe personaliteteve të tjera siç është vrasje e Rexhep Lucit, vrasje kjo që sipas burimeve të afërta me Gjykatën special është trajtuar dhe pritet të ketë edhe aktakuzë për individë të caktuar që vijnë nga i ashtuquajturi krahu i luftës”, shprehet Haziri.

“Mbase pritet që procesi i ngritjes së aktakuzave nga gjykata special do ta trondit skenën politike kosovare, për faktin e inkriminimit të politikanëve të profilit të lartë, por që mund të ndikoj edhe në stabilitetin politik të vendit, pasi pres që të ketë kundërshtim të këtyre aktakuzave në forma të ndryshme, siç janë protestat edhe ashtu të paralajmëruara nga shoqatat si ajo e veteranëve të UÇK-së, dhe të tjerave. Por, shpresoj se institucionet e shtetit, sidomos ato të sigurisë të jenë të gatshme dhe të përgatitura për ta menaxhuar këtë situatë e cila mund të jetë shumë e pa parashikueshme”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)