Edhe Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit
Deputeti nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi ka reaguar lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendi në Zahaq të Pejës.
Përmes një statusi në Facebook ai tha se Kelmendi u vra sot në një pritë të rëndë siç është edhe vdekja e tij e rëndë.
Selimi u shpreh Kosova duhet ta çlirojë veten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Qerim Kelmendin e njoha prej kohësh. Ai ishte luftëtar i hershem i UÇK-së.
Ai u vra sot në një pritë të rëndë siç është edhe vdekja e tij e rëndë.
Kosova duhet ta çlirojë veten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera.
Policia e prokuroria te mos ndalen në punën e tyre.
Ngushëllime bashkëluftëtarëve, miqve e familjes!
(Kosova Sot Online)