Thaçi e takon këshilltarin e Trumpit për Siguri Kombëtare

  • 27 February 2020 - 21:35
Thaçi e takon këshilltarin e Trumpit për Siguri Kombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, është takuar me Robert O’Brien, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas njoftimit për media nga Presidenca, thuhet se Thaçi ka thënë se “ishte një takim i shkëlqyer me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, z. O’Brien”.

“Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar vëmendjen ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, me iniciativë të vetë Presidentit Trump”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)