Heqja e taksës nga Albin Kurti, ky është reagimi i Brukselit

  • 28 February 2020 - 08:56
Heqja e taksës nga Albin Kurti, ky është reagimi i Brukselit

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars, shkruan "Kosova Sot Online". 

"Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës", u shpreh Kurti.

E Një vendim të tillë e ka mirëpritur edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së.

Përmes një deklarate të zëdhënësit të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, është thënë se ky hap mund ta ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Shumë kohë është humbur. Besimi duhet të restaurohet në mënyrë urgjente. Serbia dhe Kosova duhet ta krijojnë një ambient që është i favorshëm për vazhdimin e dialogut, për të mirën e të dyja vendeve. Zëvendëspresidenti/Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell është gati ta luajë rolin e tij si ndihmës në dialog nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.

Kurse i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Tëitter, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)