Përfundon takimi Kurti – Mustafa

  • 28 February 2020 - 18:59
Përfundon takimi Kurti – Mustafa

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Media mëson se takimi i liderëve ka përfunduar, megjitha asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.

Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takimi sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.

(Kosova Sot Online)