Policia Rrugore kontrolle gjatë natës, 14 patenta të hequra

  • 29 February 2020 - 10:07
Policia Rrugore kontrolle gjatë natës, 14 patenta të hequra

Policia Rrugore ka vazhduar kontrollet edhe gjatë natës së kaluar për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit dhe lëvizin me shpejtësi tej normave.

Kështu gjatë natës së kaluar janë tërhequr 14 patenta për shpejtësi nga 148-171 km/orë. Policia bën apel për kujdes dhe kujton se kanë ndodhur ndryshime në kodin rrugor.

(Kosova Sot Online)