E zbulon profesori i njohur: Kështu PAN-i po e shantazhon Qeverinë Kurti

  • 01 March 2020 - 07:43
E zbulon profesori i njohur: Kështu PAN-i po e shantazhon Qeverinë Kurti

“Nga konstelacioni i konfigurimit politik në vendin tonë, aq më parë kur opozita është e pozicionuar ashpër kundër pozitës, nuk mundë të përjashtohen influencimet efektive të saj adresuar kundër administrimit të nevojshëm të tematikës së pagave në sektorin publik. Në anën tjetër përgatitja e dobët dhe nën nivel të standardeve onomoteknike të akteve ligjore, në këtë rast të atij për pagat shkakton kontestime të shumta, të ndryshme madje edhe të bazuara. Së andejmi mundë të ngritën hipoteza të ndryshme. Ndryshe është sekret publik që sikundër Gjykata Kushtetuese ashtu edhe institucione publike tjera deri tani ishin nën ndikesë të fuqishme të subjekteve politike që tani janë opozitare”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka e vlerëson të ndikuar thellësisht nga politika, madje ajo e bllokut të tanishëm opozitar, procedurën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit për paga.

Sikur që dihet, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të merr edhe një vendim tjetër të ri, për ta vazhduar pezullimin e ligjit për paga për zyrtarët publik deri më datë 28 prill, edhe pse më 19 nëntor të vitit të kaluar kushtetuesja pati vendosur që ta pezullojë vendimin e zbatimit të këtij ligji vetëm deri më 30 mars.

Profesor Smaka nuk e fsheh fare dyshimin e tij që në këtë lojë të Gjykatës Kushtetuese, të ketë ndikimin e vetë politika e ish koalicionit PAN, me qëllim të shantazhit dhe presionit ndaj Qeverisë së re.

Image
Riza Smaka

“Avokati i Popullit por edhe Gjykata Kushtetuese po shndërrohet në instrumente besnike të shantazhit të kontrolluar dhe të dirigjuar nga ish koalicionit PAN për të ngjallur reaksione dhe pakënaqësi nga të punësuarit që preken nga kjo masë e pezullimit të ligjit, për të ngjallur reaksion dhe pakënaqësi të karakterit social, prandaj Qeveria duhet ta jetë shumë e kujdesshme në veprimet e veta të mëtejme me këtë ligj, edhe pas interpretimit që do i bëjë Gjykata Kushtetuese. Nga konstelacioni i konfigurimit politik në vendin tonë, aq më parë kur opozita është e pozicionuar ashpër kundër pozitës, nuk mundë të përjashtohen influencimet efektive të saj adresuar kundër administrimit të nevojshëm të tematikës së pagave në sektorin publik. Në anën tjetër përgatitja e dobët dhe nën nivel të standardeve onomoteknike të akteve ligjore, në këtë rast të atij për pagat shkakton kontestime të shumta, të ndryshme madje edhe të bazuara. Së andejmi mundë të ngritën hipoteza të ndryshme. Ndryshe është sekret publik që sikundër Gjykata Kushtetuese ashtu edhe institucione publike tjera deri tani ishin nën ndikesë të fuqishme të subjekteve politike që tani janë opozitare”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që sado i vonuar interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin, do të jetë interpretim që kërkon ndryshime.

“Prandaj për të tillat, Qeveria duhet të jetë e përgatitur që ti qaset më me profesionalizëm se sa që ka punuar qeverisa e mandatit të kaur, duke ja lënë trashëgim një çështje të tillë qeverisë së re të koalicionit LVV-LDK. Rrjedhimisht edhe mundësitë e spekulimeve obstruksioniste janë të volitshme për tu aktivizuar në disfavorin e Ekzekutivit aktual. Këtij të fundit i mbetet të punoj me takt, profesionalizëm e vendosmëri në mënyrë që të kontributoj në të mirë të rregullsisë e të ligjshmërisë”, thotë profesori i së drejtës Riza Smaka për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)