Meta i reagon Ramës: Mos e provoko Ramush Haradinajn

  • 01 March 2020 - 19:50
Meta i reagon Ramës: Mos e provoko Ramush Haradinajn

Presidenti i Shqiperisë Ilir Meta ka reaguar ndaj Edi Ramës lidhur me kritikat e këtij të fundit në drejtim të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Rama përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe derisa kritikoi Haradinajn, që po kundërshton një gjë të tillë.

Menjëherë reagoi edhe Haradinaj, i cili tha se ishte ai që i prishi Ramës planin ‘serbomadh’ për copëtimin e Kosovës.

I pari i Shqipërisë thotë se kryetari i PS’së ka mision përçarjen duke qenë siç thotë ai ‘turpi i turpit’.

“Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesor në interes të organizata kombëtare është të krijoj probleme në rajon. Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, po provokon Haradinaj, ishte kjo sharlatane se doli e para taksën e Serbisë, gruaja e Bilalit (i referohet Ramës). Gruaja e Bilatit nxitoi të thoshte se kishte të drejtë. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin, nuk na nevojë askush në Kosovë”, thotë Meta.

“Të mos e provokojë më, Ramush Haradinaj mund të ketë 500 probleme se politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë. Ndërsa ‘gruaja e Bilalit’ për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë mirëmëngjesi 40 vëllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës dhe të mos e provokojë më për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyre t’i pëçajmë ato”, tha Meta.

Kosova vendosi taksën në fund të vitit 2019. Prej atëherë ka nisur presioni ndërkombëtar për heqjen e saj. Ramush Haradinaj dha dorëheqje duke mos pasur mundësi t’i bëjë ballë kërkesave të ndërkombëtarëve.

Albin Kurti ka paralajmëruar se taksa hiqet tërësisht nga 1 prilli ndërsa pjesërisht nga 15 marsi i këtij viti.

Lëvizjet e Kurtit erdhën pas kërkesave të SHBA-së. Pavarësisht vendimit të fundit të Kurtit, zyrtari amerikan Richard Grenell tha se SHBA nuk pajtohet me heqjen e taksës me kushtet. Madje, tha se Kurti po bën gabim serioz me këto veprime.

Në anën tjetër, Hashim Thaçi, ka vazhduar të kërkojë heqjen e taksës. Ai aktualisht ndodhet në vizitë në Amerikë.


(Kosova Sot Online)