Për tri vjet 133 këmbësorë humbën jetën në aksidente, faji tek ndërtimi pa plan i mbikalimeve?

  • 01 March 2020 - 21:59
Për tri vjet 133 këmbësorë humbën jetën në aksidente, faji tek ndërtimi pa plan i mbikalimeve?

Ekspertët e komunikacionit thonë se mbikalimet e nënkalimet janë të vendosura në vende jo adekuate.

Ka mbi 10 vjet që janë ndërtuar.

Por, këto mbikalime në rrugët e kryeqytetit, nuk po shfrytëzohen për ccka janë të dedikuara.

Madje, si pasojë e mosmirëmbajtjes, ato janë dëmtuar e shndërruar në vende ku hidhen mbeturinat.

E mos përdorimi i tyre, qytetarëve u ka kushtuar edhe me jetë.

Gjatë tri viteve të fundit, 113 këmbësorë u goditen nga makinat, që më pas gjeten edhe vdekjen.

Kurse mbi 3 mijë e 500 këmbësor të tjerë, mbeten të lënduar si pasojë e goditjeve nga veturat.

Ndërkohë, arsyeja e mosshfrytëzimit të këtyre mbi dhe nën kalimeve, nga ekspertet e komunikacionit, po shihet vendosja e tyre në vendet jo adekuate.


“Para se të ndërtohen ata duhet të shikohet arsyeshmëria ndaj ndërtimit, zonat që lidhin pastaj edhe pjesën e asaj se a është i nevojshëm në një masë të tillë, kur studiohen këto arrihet në një përfundim dhe i vendosët një atraksion, nuk ka ma vendkalime, nënkalime apo mbikalime të destinuara vetëm për mbikalim ose nënkalim, duhet t’i vendoset edhe elementi i atraksionit që njerëzit të jenë të tërhequr për me realizu kalimin në atë zonë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Visar Buxhuku, Ekspert i Komunikacionit.

Sipas Buxhukut, mos shfrytëzimi i këtyre vendeve për kalimin e rrugës, e rrit rrezikun për jetën e qytetarëve.

“Vetëm në statistikat e fundit ku prej 100 të vdekurve diku 24-25 llogaritën që janë këmbësorë, masa e vdekshmërisë në aksidente prekës apo përfshirë në aksident është 25 përqind te këmbësorët”

E vendet që janë të vendosura, nuk po u pëlqejnë as qytetarëve.


“Mbi kalimi këtu te shkolla e mjekisë është kot shpenzim i pa nevojshëm në emër të sigurimit është bërë por fatkeqësisht e keni pa asnjë nxënës nuk hip aty ose duhet me i mbyllë rruga që me i detyru ose duhet me i hekë, ajo realisht sot për sot është material shpenzues që ka mbet aty” thotë Qemajl Ahmeti.


“Unë në 2-3 vende që kaloj për shembull në nënkalim është papastër dhe nuk ka drita, mbikalimet janë të nalta dhe nuk janë adekuate të kalohen realisht, nuk janë të punuara as njëra, as tjetra me vend”, u shpreh Daut Morina.


“Mbikalimet dhe nën kalimet nuk po mirëmbahen si duhet, sidomos mbi kalimet të cilat janë të punuara pikat kryesore, sistemi konsultiv dhe forma e ndërtimit nuk është si duhet ndërsa nën kalimet nuk kanë mirëmbajtje dhe frika e qytetarëve është pikërisht për këtë arsye” shtoi Zef Morina.

Por, ndryshe nga qytetarët, shprehen në Komunën e Prishtinës.


“Në asnjë mënyrë nuk pajtohem me atë që janë në vendin jo adekuat, për shkak se dy nënkalimet janë pasi të lirohet prej rrethit dhe nënkalimi që është apo tuneli t’i them më qartë që shkon në drejtim të Veterrnikut dhe anasjelltas dhe në përfundimin e këtij segmenti janë të ndërtuara dy nën kalime të cilat e lidhin lagjen e Kalabrisë me pjesën tjetër të qytetit dhe nëse e marrim në atë aspektin e shtrirjes të dy nënkalimet, kjo që është te Termokosi që e lidh atë pjesën e Kalabrisë me Dardaninë dhe po ashtu tjetri nënkalim që e lidh QKUK me pjesën tjetër, qoftë lagjen e spitalit apo edhe kalimin te rrethi i flamurit dhe orientimet tjera për qytet, që njëherësh kjo pikë është që i lidh linjat e autobusëve të cilat munden me i marrë qytetarët varësisht prej destinacioneve se ku kanë ku të shkojnë”, Habib Qorri, Sektori për Shërbime Publike, Komuna e Prishtinës.

Në fund, Qorri po ashtu shtoi që ndërtimi i tyre, është bërë në atë formë që të sigurohet jeta e qytetarëve.

Ndërsa shtoi se shfrytëzimi i tyre ose jo, është zgjedhje e vet qytetarëve.

(Kosova Sot Online)