Prizren : Arrestohet nëna që e rrahu dhe e bëri për spital djalin e saj
Është arrestuar në Prizren një grua për veprën penale “dhunë në familje”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 16:30 në Prizren, ka arrestuar një grua për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit, e dyshuara i përket kombësisë boshnjake dhe deri te arrestimi i saj ka ardhur për shkak se, në shtëpinë e saj e kishte sulmuar fizikisht djalin e saj i cili për shkak të sulmit është dërguar te mjeku.
Policia ka njoftuar se, e dyshuara është me probleme psikike dhe është nën përkujdesje të entit të shëndetit mendor.
(Kosova Sot Online)