Nis seanca e opozitës për taksën

  • 02 March 2020 - 11:33
Nis seanca e opozitës për taksën

Në Kuvend të Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e opozitës.

Kjo seancë është thirrur pas mbledhjes së 41 nënshkrimeve, që u iniciuan nga AAK-ja, si masë kundërshtuese kundër heqjes së taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

Sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani të pranishëm në sallë janë 106 deputetë.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të jetë i pranishëm, që të përballen për taksën.

(Kosova Sot Online)