Rama i shpjegohet Mustafës: Nuk te quajta tinëzak, në Berlin s’kemi folur për minishengenin

  • 03 March 2020 - 07:57
Rama i shpjegohet Mustafës: Nuk te quajta tinëzak, në Berlin s’kemi folur për minishengenin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk e ka quajtur kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën tinëzar, dhe se në Berlin nuk kanë folur për minishengenin, por për hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mustafa reagoi më herët ndaj Ramës duke thënë se nuk kishte të bënte me minishengenin, por e pranoi se ka qenë pjesë e takimeve për hapësirën e përbashkët rajonale. E Rama thotë se pikërisht kjo është “Shengeni rajonal”.

“Isa Mustafa ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë..”, shkroi Rama në Tuitter.

“Je i saktë, je pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Fiks këtë thashë edhe unë dhe Shengeni Rajonal është fiks kjo, hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, kështu që jemi krejt dakord prandaj ta bëjmë dhe pikë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)