Këshilltari i Kurtit: Thaçi na e bëri një dhuratë plot helm

  • 03 March 2020 - 09:04
Këshilltari i Kurtit: Thaçi na e bëri një dhuratë plot helm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan mbrëmë  në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare Robert O’Brien.

Pas takimit, Thaçi shkroi në Facebook se “Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”.

Por, pas këtij takimi ka reaguar edhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha përmes një shkrimi në Facebook.

Sipas Hoxhës presidenti Thaçi po kthehet i kënaqur sepse e ka gjetur një dhuratë të re plot helm.

“Presidenti Thaçi po kthehet i kënaqur sepse na i ka gjetur një dhuratë të re plot helm. Të paktën këtë la të kuptohet postimi i tij” shkruan Hoxha.

Ndryshe, për këtë takim të presidentit Thaçi dhe homologut të tij serb nuk dinte asgjë as Qeveria e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Haki Abazi.

“Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe sot në Kuvendin e Kosovës, që presidenti është duke vepruar nga një hapësirë jotransparente dhe në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)