Policet e Kosovës shkojnë në Gjeorgji

  • 03 March 2020 - 09:42
Policet e Kosovës shkojnë në Gjeorgji

Nga sot e për tri ditë radhazi, gratë policie të Kosovës, përkatësisht  Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, do të marrë pjesë në konferencën që po mbahet në shtetin e Gjeorgjisë “Gratë në Polici”

Kjo është bërë e ditur nga kjo shoqatë përmes faqes së tyre në facebook, ku ndër të tjera thuhet se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës është mundësuar fal ndihmesës së Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Sot me datë 03/03/2020 ka filluar konferenca në shtetin e Gjeorgjisë “Gratë në Polici” e që do të zgjasë deri me datën 06/03/2020, ku delegacioni nga Policia e Kosoves, konkretisht Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës është duke ndjekur konferencën në shtetin Gjerogjisë. Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë/INL.”, thuhet në  postimin e tyre.

(Kosova Sot Online)