Ishte duke u trajtuar, vdes pacientja e spitalit të Shtimes

  • 03 March 2020 - 10:50
Ishte duke u trajtuar, vdes pacientja e spitalit të Shtimes

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, mëngjesin e së hënës një grua është sjellë pa shenja jete

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia po e cilëson rastin si “Hetim i vdekjes”.

(Kosova Sot Online)